Parku kombëtar në Zall Gjoçaj është shënjestruar nga qeveria për ndërtimin e një Hidrocentrali.
Ky park, i cili ka një sipërfaqe prej 140 hektarësh është një zonë me biodiversitet të pasur dhe është shpallur i mbrojtur me ligj.
Pikërisht për të vazhduar mbrojtjen e këtij parku, banorët e zonës janë ngritur në protestë për të mos lejuar ndërtimin e Hec-it, sipas tyre një masakër e radhës e qeverisë.
Ata janë përballur me forcat e policisë dhe mjetet e transportit të rëndë të cilat priteshin të fillonin punën. Banorët në një komunikim me redaksinë e JOQ ALBANIA kanë paralajmëruar së do të ngrenë edhe çadra pranë zonës ku pritet të ndërtohet hidrocentrali.
Banorët shprehen se ata jetojnë vetëm me ujin dhe skanë asnjë pasuri tjetër se me çfarë të mbahen. Në ditët në vazhdim priten protesta të tjera dhe shprehen se do t'a mbrojnë atë burim me gjak.