JOQ Albania
Home

Futbollisti i Brescias shënon golin e vitit në Serinë A
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 27/10/2019 9:38

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Mbrëmjen e djeshme, Geona mundi 3-1 Brecsian brenda në shtëpi në sfidën e luajtur në stadiumin “Luigi Ferraris”.

Pavarësisht humbjes, futbollisti i Brescias, Sandro Tonali, shënoi një gol të jashtëzakonshëm nga goditja e dënimit duke lënë të shtangur portierin e vendasve.

Një gol perfekt i cili ka bërë edhe xhiron e internetit. Tonali shihet si një nga futbollistët më të talentuar të futbollit italian, pasi është vetëm 19-vjeç.

Presidenti i Brescia-s, Massimo Cellino është shprehur:

Për mua, ai vlen 300 milionë euro, që do të thotë se nuk dua ta shes. Kam një ëndërr. Nëse Sandro pranon, unë jam gati të bëjë sakrificë të madhe financiare për ta vazhduar kontratën e tij. Vendimi mbetet tek ai. Ai mund të qëndrojë dhe ta shijojë futbollin këtu, ose të shkojë tek një skuadër të madhe dhe të rrezikojë që të mbetet në stol.”