JOQ Albania
Home

“Futi në xhep” Lukakun, ja si është vlerësuar mbrojtësi i kombëtares pas ndeshjes
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 27/10/2019 9:14

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Interi u ndal sërish. Kësaj here ishte Parma, e cila i mori një barazim 2-2  brenda në shtëpi, duke ndalur vrullin e zikaltërve.

Vlen për t’u theksuar se një paraqitje mjaft të mirë bëri edhe mbrojtësi i kombëtares shqiptare,  Kastriot Dermaku.

Futbollisti kuqezi, e nisi titullar dhe luajti për 90 minuta, ndërsa performanca e tij ka qenë në nivele të larta duke mos i lejuar asnjë hapësirë Lukakut.

Pas ndeshjes, ai është vlerësuar me notën 6.5 nga “tuttomercatoweb”, një nga më të mirët për ekipin e tij, bashkë edhe me Zhervinjon, Karamoh apo Kulusevski.

Ja nota për shqiptarin:

Performancë e mirë për cilësinë e lojës dhe fizikun. Mbyll Lukakun me kokë, ndërkohë që mban mirë pozicionin e tij në mbrojtje dhe nuk thuajse asnjë gabim"