JOQ Albania
Home

Puna perfekte për mish dashësit, ky është biznesi që kërkon të punësojë dikë për të ngrënë shishqebap
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 26/10/2019 19:52

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Për ata që duan të fitojnë ca para pa u lodhur shumë, një biznes në Britani ka lajmëruar se po presin që të punësojnë dikë që të hajë shishqebap.

The Botanist, një biznes i cili ka 19 degë në të gjithë vendin, do ta paguajë personin (me fat) të zgjedhur me 500 paund.

Detyra kryesore e personit të zgjedhur do të jetë që të provojë 4 llojet e shishqebapeve që janë shtuar në meny.

Personi i zgjedhur jo vetëm që do paguhet për të ngrënë mish, por gjithashtu do të marri një vit falas nga këto ushqime. Veç shishqebapeve, i punësuari i ri do të provojë edhe pulën dhe llojet e tjera të pjatave që janë shtuar në menu.

Nëse jeni pjesë e atyre personave që nuk doni të konsumoni mish, The Botanist ka gjithashtu edhe një version vegan, alternativ të disa salsiçeve.

Nuk mbaron me kaq, kandidati fitues do të ndihmojë gjithashtu edhe stafin për të vendosur për produktet shoqëruese.

Burimi:UNILAD|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania