JOQ Albania
Home

I ka buzëqeshur shumë fati, ky është 24-vjeçari që u bë milioner brenda natës
Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 26/10/2019 18:59

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Eric Tse është emri i një të riu që i ka buzëqeshur fati. E themi këtë, pasi brenda një nate, ai është bërë milioner.

Djaloshi është diplomuar në shkollën prestigjioze Wharton të Universitetit të Pensilvanisë në degën financës.

E ditur bëhet se prindërit e të riut janë drejtor ekzekutivë të ‘Sino Biopharmaceutical Limited’. Ata i dhuruan djalit të tyre një të pestën e aksioneve të kompanisë dhe kështu ai u bë miliarder sa hap e mbyll sytë.

I riu kinez njihet për jetën e tij luksoze dhe publikon shumë foto nga festat e shfrenuara në Instagram. Në këto foto ai shihet me modele të njohura si Bella Hadid, Lily Aldridge dhe me këngëtaren e njohur Rihana.

Prindërit e tij thonë se ia transferuan aksionet 24-vjeçarit me qëllimin për të përmirësuar menaxhimin dhe trashëgiminë e pasurisë familjare.

Por si e ka nisur i riu me festat shpresojmë, mos t’i bëjë rrush e kumbulla brenda pak kohësh.