JOQ Albania
Home

I pari burrë që solli në jetë një fëmijë, transgjinori i vendosur të vazhdojë betejën: Dua të njihem si ‘babai’
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 26/10/2019 18:29

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një burrë transgjinor ka sjellë në jetë një fëmijë, (përpara se të ndryshonte tërësish gjini), nuk do të njihet në certifikatën e lindjes si ‘nëna’ por si ‘baba’i i fëmijës.

Gjithsesi, betejën nuk e ka pasur fare të lehtë pasi disa muaj më parë gjykatësi i çështjes vendosi që ‘nënë është ajo që të sjell në jetë’ dhe për këtë arsye nuk mund ta pranonte që Freddy McConnell të njihet si babai i fëmijës.

I vendosur për të mos u dorëzuar deri në fund, 32-vjeçari  do ta apelojë tashmë çështjen me shpresën se mund ta fitojë betejën në fund.

Deri në këtë pikë, zyrtarë nga gjykata nuk kanë caktuar ende asnjë datë për këtë çështje.

Në shtator ishte Andrew McFarlane, gjykatësi që vendosi kundër kërkesës së McConnell. Nga ana tjetër avokatja e 32-vjeçarit Karen Holden, tha se kishte mbetur e zhgënjyer me rezultatin.

McConnell, i cili punon si gazetar për The Guardian, arriti që të mbetej shtatzënë dhe të sillte në jetë një fëmijë kur ishte në kohën e tranzicionit nga femër në mashkull.

Kur mori vesh që priste fëmijën, ai i la terapitë në mes, lindi fëmijën dhe më pas vazhdoi me bllokimin e hormoneve femërore e marrjen e atyre  femërore.

Burimi:UNILAD|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania