JOQ Albania
Home

Mesazhi i 26-vjeçares që vdiq e ngrirë në kamionin për Angli: Mami, më fal
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 26/10/2019 12:33

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një prej 39 viktimave me kombësi kineze, që u gjetën të vdekur në rimorkion e një kamioni që ishte nisur për në Angli, ishte edhe 26-vjeçarja Pham Thi Tra My.

Para se të ndërronte jetë për shkak të temperaturave të ulëta -22 gradë, ajo i kishte dërguar një sërë mesazhesh nënës së saj.

Mesazhet ishin dërguar 2 orë para se kamioni të mbërrinte në desrinacion.

Ajo i kishte shkruar se e donte dhe se po vdiste pasi nuk mund të merrte frymë.

Një pjesë e mesazheve:

Më vjen keq, nënë. Udhëtimi im jashtë vendit dështoi. Mami, të dua shumë. Po vdes sepse nuk mund të marr frymë".

Familja e vajzës ka rrëfyer se u kanë paguar 33 mijë paund disa kontrabandistëve në mënyrë që e bija të shkpnte në mënyrë ilegale nga Kina për në Mbretërinë e Bashkuar për një jetë më të mirë.