Tyga është një nga reperët më të njohur në të gjithë botën, i cili është shumë i preferuar nga femrat dhe këngët e tij janë kthyer në hite. Por mesa duket, në sytë e Tyga-s ka rënë modelja shqiptare dhe ish banorja e “Big Brother”, Armela Hyseni.
Ajo është shumë aktive në profilin e saj në Instagram. E në mes të mijëra fansave të saj që e shikojnë në Instagram, është edhe Tyga.
Së fundmi, Armela ka zbuluar se Tyga i ka parë historinë në Instastory. Ajo ka publikuar një postim në Instagram, ku ka treguar se reperi i shikon fotot që ajo hedh.
“Të shikoj zemër”, ka shkruar Armela përbri këtij postimi.