JOQ Albania
Home

Njihuni me 4-vjeçaren shqiptare që po bën namin në Instagram, imiton gjithë VIP-at e mundshëm
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 26/10/2019 8:25

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Amila Ismolli është një vajzë 4 vjeçare, e cila është kthyer në një modele dhe blogere. Ajo numëron një numër të madh ndjekësish në rrjet sociale, e me sa duket, emrin e vogëlushes kemi për ta dëgjuar për një kohë të gjatë.

Veçantia e Amilës është se në fotot që publikon, 4-vjeçarja imiton në mënyrë profesionale poza dhe fotografi që kanë shkrepur personazhe të njohur te skenës dhe ekranit shqiptar. Amila ka faqen e vet në Instagram që menaxhohet nga e ëma, Gladiola dhe është përshtatur shumë mirë me kamerat.

E gjithë kjo ide ka nisur para një viti dhe deri më tani, Amila ka realizuar diku tek 500 foto të tilla. Imitimi i parë që ka bërë ka qenë i Alketa Vejsiut, ndërsa mamaja ka thënë se 4 vjeçarja ndihet shumë mirë me këto foto dhe nuk i kërkon ndihmë asaj.