Është shpallur i pabanueshëm, qytetarja ngre alamin: 18 familje rrezikojnë jetën në këtë pallat

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 25.10.2019, 22:51

Një grua nga qyteti i Elbasanit ka dërguar një mesazh në redaksinë e JOQ Albania, ku shprehet se 18 familje rrezikojnë jetën çdo ditë nga shembja e pallatit ku banojnë.

Sipas qytetares, bëhet fjalë për Pallatin nr.23, në lagjen Kongresi i Elbasanit.

Ajo tregon se jetojnë prej 60 vjetësh në këtë pallat, që ndodhet në qendër të qytetit, pranë stadiumit "Elbasan Arena".

Zonja nga Elbasani tregon se shumë grupe inspektimi e kanë nxjerrë të pabanueshëm pallatin, por nuk është ndërmarrë asnjë masë qoftë nga instancat vendore dhe ato bashkiake.

Siç shihet dhe nga pamjet e dërguara nga qytetarja, të cilat nuk kanë nevojë për shumë koment, pallati ndodhet në gjendje katastrofale, për më tepër në qendër të qytetit.

Mesazhi i plotë:

Pershendetje Joq! Jam zonje e cila jetoj ne elbasan dhe po ju dergoj me foto e video pamje nga pallati 23. lgj Kongresi elbasanit ku nuk kam shkuar e deri tani asnji zgjidhje qe kemi 60 vite qe jetojme tek pallatet me kallamishte ne qender te elbasanit qe plot 10 vjet car bie jashte bie brenda. Pallati ndodhet mu ne pjace te qytetit prane stadiumit Arena att jetojne 18 familje pallati rrezikon shembje shume grupe inspektimi e kane nxjerre te pabanushem po asgje nga instancat perkatese qofte ato vendore e ato bashkiake faleminderit."

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit