Sistemi i kamerave në shkolla, qytetari hedh dyshime mbi skemën e Veliajt

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 25.10.2019, 21:55

Bashkia e Tiranës njoftoi ditën e djeshme se 278 institucione arsimore në kryeqytet, përfshi kopshte dhe shkolla, do të survejohen me kamera sigurie.

Ky projekt do t'i kushtojë Bashkisë së kryeqytetit rreth 3.5 milionë euro.

Lidhur me këtë çështje, një qytetar ka dërguar mesazh në redaksinë e JOQ Albania, ku shpreh dyshimet e tij.

Denoncuesi thekson se me një llogari të thjeshtë i bie që shuma mesatare që do të kushtojë sistemi i kamerave për çdo shkollë apo kopësht është rreth 15,600 euro.

Mirëpo mjafton një kërkim i thjeshtë në platformën e blerjeve online "Ebay", ku mund të gjesh sete kamerash me 24 kamera cilësore DVR, në kualitetin HD dhe që mund të kapin pamje të qarta edhe natën, të cilat kushtojnë vetëm 1900 euro.

Ndërkohë qytetari tregon se jo të gjitha institucionet arsimore mund të kenë nevojë për 24 kamera, pasi mund të ketë dhe kopshte që nuk duhen më shumë se 8 kamera që kushtojnë 500 euro, ose 4 kamera që kushton 300 euro seti.

Dhe bazuar në këtë llogari, qytetari shton që për çdo shkollë apo kopësht Bashkia e Tiranës do të përfitojë nga buxheti i shtetit 13,700 euro (15.600 euro – 1900 euro = 13700 euro).

Ai thekson se Veliaj duhet të paditet për shpërdorim detyre për këtë vjedhje të pastër që po bën përmes këtij projekti.

Mesazhi i plotë:

Pershendetje JOQ. Duke qen se jeni nder faqet me te medha, fal audiences dhe punes suaj, po ju shkruaj qe ta denonconi si rast, te pakten te sensibilizohen sadopak njerez ( mbeshtetes politik ) se sa masivisht behet vjedhja ketu. Dje bashia e tiranes ka bere nje lajmerim per nje vendim per te paisur 278 shkolla dhe kopshte me kamera sigurie. Me nje fond afersisht. 3.5 miljon euro. Dhe cuditerisht dje gjith mediat u mbushen me deklaratat neper televizione te Rames edhe politikanve te tjere, qe bejne show, per te terhequr vemendjen dhe mos ti shof njeri vjedhjet, Me nje llogari te thjeshte i bje si mesatare qe per cdo shkolle apo kopesht te kushtoj 15,600 euro sistemet e kamerave. Me nje kerkim te thjesht ne ebay, Nje set kamerash me 24 kamera me dvr 24 kanale, kushton 1900 euro ( HD + night vision ) Kamera shume cilesore. Por sigurisht qe jo te gjithave nga 278 shkolla e kopshte do ken nevoj per 24 kamera. Do ket kopshte qe nuk duhen me shume se 8 kamera, per te mos then 4, qe me 8 kushton 500 euro, me 4 , kushton 300 euro seti. DVR + Kamera . Sigurisht qe do ket the pagese puntoresh per montimin por nuk besoj se kjo kosto puntorie eshte 15600 euro – 1900 euro ( kamerat ) = 13700 euro. Kjo eshte vjedhje per te cilen duhet te paditet Erion Veliaj. Shperdorim detyre. Nje politikan qe e do vendin te bej te mira, i ben keto pune te mira, pa vjedhur 5 fishin e kostos.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit