Ditën e sotme u njoftua një aksion ‘gjigant’ nga ana e Policisë së Shtetit në Portin e Durrësit, pasi u dha alarmi se dyshohej për kontejnerë me drogë dhe armë kontrabandë.
Në port zbarkuan forca të shumta policie, të cilat kryen kontrolle të imtësishme në automjete dhe në kontejnerë. Porti u rrethua nga forcat e Posaçme Operacionale, policia kufitare dhe Drejtoria Vendore Durrës.
Në këtë kontroll policor u angazhuan 380 forca policore, 10 qen antidrogë dhe 2 dronë.
Gjatë kontrolleve, edhe pse u tha me të madhe se bëhej fjalë për një sasi të konsiderueshme drogë dhe armë u sekuestruan vetëm 1 pistoletë zhurmuese, thikë, vula të falsifikuara, targa mjetesh të falsifikuara, dokumente të kundërligjshme, si dhe sasi me cigare kontrabandë, teksa 23 persona u shoqëruan për veprime të mëtejshme.
Teksa objektivi i synuar për t’u kapur ishte larg rezultateve, policia e Sandër Lleshit u shpërndau mediave një video nga ‘aksioni blic’.
Një qytetar ka shkruar për redaksinë e JOQ Albania, se edhe personat që janë shoqëruar, kanë qenë peshkatarë të zonës, të cilët kanë qenë duke gjuajtur me grep.
Teksa qytetari shton se një mikun e tij të cilin e gjobitën për xhama të zinj, e morën për shoqërim e prangosën dhe më pas e kishin përfshirë tek videoja e shpërndarë me fytyrë të mbuluar.
Qytetari shprehet për JOQ Albania: