Gazetari i njohur: Urgjent, zgjedhjet që nesër! S’duroj dot qelbësira që paguhen me paratë e mia

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 25.10.2019, 16:29

Gazetari i njohur, Mentor Kikia ka reaguar ashpër ndaj disa deputetëve të parlamentit dhe situatës në Shqipëri. Përmes një shkrimi, ai shprehet se do zgjedhje të parakohshme sa më shpejt të jetë e mundur.

Gazetari shkruan se nuk i duron dot më deputetët karagjozë që paguhen me paratë e tij.

"Unë punoj 12 orë në ditë, bëj vetëm një ditë pushimn në javë dhe paguaj 25% të pagës time taksë. Me paratë e mia paguhen këta qelbësira, që nuk dinë të lidhin asnjë fjalë, që bëjnë biznes me mandatin e deputetit dhe që me errin sytë kur i shikoj", shprehet Kikia.

Postimi i plotë i Mentor Kikisë:

Nuk i duroj më këta karagjozë që paguhen si deputetë me paratë e mia! Unë dua që të bëhen zgjedhje parlamentare që nesër. Dhe nuk më intereson fare se cila parti fiton. Dua të jem tërësisht i papërgjegjshëm për forcën politike dhe programin ekonomik. As ma ndjen fare për negociatat dhe integrimin. Dua vetëm të zhduken nga ai parlament një dyzinë karagjozësh e palaçosh, që marrin guximin e dalin edhe nëpër ekrane. Edhe ata quhen ligjvënës. Edhe ata paguhen më paratë e mia. Unë punoj 12 orë në ditë, bëj vetëm një ditë pushimn në javë dhe paguaj 25% të pagës time taksë. Me paratë e mia paguhen këta qelbësira, që nuk dinë të lidhin asnjë fjalë, që bëjnë biznes me mandatin e deputetit dhe që me errin sytë kur i shikoj. Me paratë e mia këta kanë të drejtë të marrin edhe pension suplementar kur të dalin në pension, që do të jetë sa trefishi i pensionit tim. Këta palaço cirku kanë të drejtë edhe të kurohen jashtë vendit, po me paratë e mia, kur tu rrezikohet shëndeti. Po me paratë e mia, këta kanë të drejtë të marrin edhe kredi të buta, po të butra fare, pa interes, për të blerë shtëpi. Unë paguaj kreditë e bankave që të thithin gjakun, kur ta mbarosh. Ndaj zgjedhje urgjent! Dhe urgjent shqiptarë, në këmbë, të gjithë. Të hiqen të gjitha privilegjet që deputetët gëzojnë me ligj. Sepse nuk meritojnë as një kacidhe nga paratë e djersës tonë, pale privilegje."

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit