JOQ Albania
Home

E bujshme nga Spanja/ Zidane drejt largimit nga Reali, vendin e tij e zë Mourinho
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 25/10/2019 14:54

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Prej dy sezonesh, Real Madridi ndodhet në vështirësi të madhe. Klubi spanjoll nuk po arrin dot të tregojë diferencën si në kampionat, ashtu edhe në Champions League, pavarësisht blerjeve të shumta.

Së fundmi, prestigjozja iberike, “AS”, raporton se presidenti Perez nuk është aspak i kënaqur me skuadrën e tij, dhe ai që mund ta pësojë nga e gjithë kjo skuadër është trajneri Zidane.

Tekniku francez mund të shkarkohet shumë shpejt dhe zëvendësuesi i tij është gati.

Mësohet se Mourinho ka rënë dakord për t’u rikthyer te Reali, ekip të cilin e drejtoi nga viti 2010 deri në vitin 2013.

Portugezi ka pranuar rikthimin te madrilenët, dhe tashmë po pret vetëm shkarkimin e Zidanit, për të nisur punën si trajner i Realit.