JOQ Albania
Home

Nuk po e linte rehat kureshtja, nëna i vizaton vetulla vogëlushes 6-javëshe ndërsa ajo flinte gjumë
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 25/10/2019 12:18

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një nënë e re i ka ‘vizatuar’ vetullat vajzës së saj 6-javëshe me qëllimin që t’i jepte një ‘mësim’ për më vonë në jetë.

27-vjeçarja Danielle McSherry-Schee, nga Skocia thotë se po ‘vdiste’ nga kurioziteti për të parë sesi Isabella e vogël do të dukej nëse do t’i kishte vetullat më të theksuara.

Kështu, ajo mori ‘veglat’ dhe iu fut punës ndërkohë që vajza flinte gjumë. Pasi mbaroi, Danielle tha se thjesht nuk po e mbante dot të qeshurën nga rezultati përfundimtar.

Më pas ajo e ndau foton në Facebook dhe shkruante me shaka se po e mësonte Isabella-n, si të mos e zinte gjumi në festa.

Gjithsesi, ndërsa pati nga ata që qeshën me veprimin e saj, shumë të tjerë e akuzuan se po abuzonte me vajzën.

Danielle u shpreh:

Isabella ka shumë pak qime dhe praktikisht nuk ka vetulla fare. Gjithmonë e kam pyetur veten sesi do të dukej me vetulla. Kështu, një ditë më kapi frymëzimi dhe ia vizatova me pak pudër. Nuk e mbajta dot të qeshurën dhe kjo bëri që dhe Isabella të zgjohej. I bëra një foto shpejt dhe pastaj ia fshiva."

Burimi:Metro|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania