Miss Universe Albania 2018, Trejsi Sejdini është një prej personazheve më të komentuara, jo vetëm për shkak të pamjes së saj por edhe për shkak të tipit, gjë që e bën të dallojë nga vajzat e tjera.
Së fundmi ka qarkulluar në media lajmi se djali me të cilin ajo bashkëjetonte ishte Leonard Duka, i cili është shpallur në kërkim si i dyshuar për vrasjen e Santiago Malkos.
Duka së bashku me të vëllanë Erlisin, kanë disa biznese me para të padeklaruara, burimi i të cilave nuk është i ditur. Mësohet se ata janë pronarë të një biznesi që është bashkim i emrave të të dyve.
Duka njihet me nofkën “Princi Damian”, etiketim ky që i shkon për shtat mënyrës së tij të jetesës.
Me të dashurin prej 2 muajsh në arrati, Trejsi vazhdon të postojë story si zakonisht. Përmes postimeve misi shihet në mesnatë duke udhëtuar drejt Elbasanit. Gjithashtu në postimet e saj, bukuroshja shihet krah dy miqve të saj.