JOQ Albania
Home

“Mu lut gruaja gjithë ato herë”/ U mundua të hiqte qafe buburrecat me benzinë, traktoristit i del situata nga dora
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 24/10/2019 9:58

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një burrë në Brazil u përpoq të hiqte qafe buburrecat që i kishin pushtuar pronën por përfundoi duke hedhur në erë gjithë kopshtin prapa shtëpisë.

Cesar Schmitz dhe bashkëshortes së tij u kishte ardhur në majë të hundës me praninë e buburrecave në kopsht kështu që Cesar vendosi ta marrë situatën në kontroll duke i vënë flakën barit.

Gjithsesi, ai nuk i kishte llogaritur mirë pasojat e veprimeve të tij dhe hodhi ca benzinë në një gropë që kishte krijuar e më pas i vuri flakën.

Pamjet e filmuara më 18 tetor nga kamerat e sigurisë të vendosura në banesën e tij, tregojnë momentin e shpërthimit që ngriti gjithë baltën e kopshtit në ajër.

Për fat të mirë, prej këtij incidenti askush nuk doli i lënduar, edhe pse Cesar e ka kuptuar që gjërat mund të mos kishin shkuar edhe aq mirë për të. 48-vjeçari, i cili punon si traktorist, u shpreh për mediat se bashkëshortja i ishte lutur që ta zgjidhte problemin e  buburrecave.

Ai tregon:

Do doja ta kisha menduar përpara. nuk ia kisha idenë se kjo mund të ndodhte. Për fat të mirë dëmi iu bë vetëm tokës. Nëse do kisha qenë më afër ose do më kishte goditur tavoline, mund të kisha përfunduar keq."

Tashmë burrë e grua janë duke rregulluar kopshtin ndërsa buburrecat janë zhdukur një herë e përgjithmonë.

Burimi:LAD BIBLE|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania