Teksa vite më parë ishte “në modë” të këndojë në gjuhë të huaja, madje edhe një pjesë e teksteve të këngëve bëheshin gjysmë shqip e gjysmë në ndonjë gjuhë tjetër, kohët e fundit tendencat kanë ndryshuar.
Këngëtarët po e përqafojnë gjithmonë e më shumë gjuhën shqipe në këngët e tyre. Mirëpo, ka edhe këngëtarë që e kan të vështirë të këndojnë në gjuhën amë.
I tilë është edhe Gjergj Kaçinari, i biri i kantautorit Alfred Kaçinari. Teksa ishte i ftuar në në emisionin “Ditë e Re”, Gjergji nuk ka nguruar aspak të shprehet se nuk i pëlqen gjuha shqipe për të kënduar, ndaj, këngët i ka të gjitha në anglisht.
I pyetur nëse do të merrte pjesë në festival dhe a e synon fitoren, ai ju përgjigj duke thënë se nuk këndon shqip se nuk i pëlqen ndaj dhe pjesëmarrja në festival, është e pamundur për të.