JOQ Albania
Home

Sheh një fantazmë bebeje pranë fëmijës 2 vjeç teksa flinte, gruaja arrin të zbulojë misterin
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 24/10/2019 8:25

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Nëna e një fëmije dy vjeç u tmerrua kur pa përmes monitoruesit të bebeve atë që dukej si fantazma e një foshnjeje, të shtrirë në krah të të birit. Kur shkoi ta kontrollonte nga afër, aty nuk gjeti gjë.

Ajo nuk dinte si ta shpjegonte fenomenin. Gruaja i dërgoi një foto bashkëshortit, nënës dhe shoqes së saj të ngushtë, e secili e interpretoi ndryshe atë që pa.

Por vetëm kur shkoi në mëngjes të kontrollonte shtratin nga afër, misteri u zbardh: poshtë çarçafit, gjeti një foto reklame të ngjitur tek dysheku, e cila tregonte fytyrën e një bebeje.

Postimi i saj u bë viral në rrjetet sociale, ku mori 500 mijë pëlqime dhe pati 300 mijë shpërndarje.