Është diagnostifikuar me kancer të gjirit, apeli prekës i gruas nga Lushnja: Ju përgjërohem më ndihmoni!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 23.10.2019, 22:05

Një grua nga qyteti i Lushnjës i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania, ku kërkon ndihmën e shqiptarëve.

41-vjeçarja, Rozeta Nasi, është diagnostikuar me kancer të gjirit dhe tregon se mjekët i kanë thënë që të kryejë një operacion në Tiranë javën që vjen, pasi gjendja e saj po përkeqësohet.

Ajo jeton vetëm me babain, pasi nëna i ka vdekur. Zonja Nasi shprehet për JOQ Albania se ajo ndodhet në varfëri ekstreme dhe nuk ka mundësi t'i sigurojë paratë e operacionit.

Madje qytetarja shprehet se është futur në borxhe me dyqanet, pasi i ka marrë ushqimet me listë, për shkak të pamundësive ekonomike.

E gjendur përballë këtyre kushteve, gjendja shëndetësore dhe psikologjike e zonjës Nasi është përkeqësuar, ndërsa thekson se është gati t'i japë fund jetës.

Apeli i plotë

Pershendetje joq. Keni mundesi te me ndihmoni ju lutem. Une jam nje grua nga lushnja, quhem rozeta nasi, jetoj vetem me babin pasi mami me ka vdekur. Jam e semure me kancer gjiri dhe doktoret me kan thene qe duhet te behem operim qe te shpetoj. Me kane dale disa gjendra te gjoksi. Por un nuk kam para per operacionin, skam as buke per te ngrene, edhe ushqimet i kam me liste, kam 200 mije leke borxhe pa i lare dhe po mi kerkon shitesi. Ju lutem shume vini doren ne zemer dhe me ndihmoni sa te keni mundesi te sherohem. Mir pa ngrene buke pa ushqime po rri se skam cte bej, po te pakten te sherohem ju lutem. Kam bere dhe skanerin e parate i mora borxh. ju lutem me ndihmoni. Me eshte merzitur jeta, nuk e dua me, dua te vras veten se skam me cte bej tjeter. Me jepni nje shprese ju lutem. Doktori me tha qe operacionin duhet ta bej ne tiran po skam as para me ca te shkoj atje lere me te tjerat. Ju pergjerohem vini doren ne emer te shpetoj jeten. Kam shume dhimbje te forta dhe te padurushme. Me kan thene mjeket qe operacionin duhet ta bej javen tjeter, ju lutem me ndihmoni jeni e vetmja shpres qe kam. 069 756 0293"

Për të gjithë ata që duan të kontribuojnë financiarisht për të ndihmuar zonjën Nasi, më poshtë keni edhe llogarinë bankare.

Numri i llogarisë: 0011332695

IBAN: AL70202220060000000011332695

SWIFT: SGSBALTX

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit