JOQ Albania
Home

Gjashtë burra përfundojnë pas hekurave, i kishin ‘deleguar’ një eliminim me pagesë njëri-tjetrit
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 23/10/2019 21:51

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Gjashtë burra kanë përfunduar pas hekurave në Kinë pasi i kaluan ‘detyrën’ njëri tjetrit derisa i fundit i ‘sabotoi’ të gjithë.

Konkretisht bëhet fjalë për 5 vrasës me pagesë që nuk e bënë punën vetë por e ‘deleguan’ njëri pas tjetrit.

Biznesmeni Tan Youhui kishte paguar 2 milionë yuan (£218,000) për kokën e rivalit të tij Wei Mou por personi që ai punësoi dukej se nuk ishte për atë punë.

‘Eleminuesi’, Xi Guangan, i bëri bisht punës duke punësuar një tjetër ‘koleg’ të tijin me pagesë, një veprim ky që vazhdoi zinxhir për tre herë të tjera.

Eventualisht, puna i mbeti në dorë ‘eliminuesit’ numër 5 Ling Xiansi,i cili vendosi që të takohej me shënjestrën dhe t’i kërkonte që të bënte sikur kishte humbur jetën.

Shënjestra ra dakord që të inskenohej një foto në të cilën ai dukej sikur ishte rrëmbyer dhe dyert i kishte të lidhura.

Burri më pas ia tregoi foton atij që e kishte punësuar dhe kërkoi paratë që i takonin. Më pas njoftoi edhe policinë e cila investigoi të gjithë zinxhirin.

Pas një beteje 3–vjeçare në gjyq, të 6 burrat ( bashkë me biznesmenin) kanë përfunduar pas hekurave.

Burimi:Mail Online|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania