JOQ Albania
Home

Dy të moshuar i zunë vendin e fëmijëve në tren, nëna shtatzënë mbetet në këmbë: Mos u bëni si këta njerëz
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 23/10/2019 14:25

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një nënë është zemëruar keq pasi një çift të moshuarish nuk pranuan që të lironin vendet që ajo i kishte paguar paraprakisht për 3 fëmijët e saj.

Shkrimtarja Amanda Mancino-Williams dhe fëmijët e saj do të udhëtonin me tren nga Cheltenhami për në Nottingham. Por, kur familja arritën në tren, zbuluan se një çift të moshuarish ishin ulur në vendin që ata kishin rezervuar.

Kur ajo u tha se ato vende ishin të rezervuara paraprakisht, dyshja i thanë se rezervimet e sediljeve nuk kanë rëndësi dhe refuzuan që të ngriheshin.

E revoltuar me sjelljen e tyre, Amanda iu drejtua Twitter-it për t’u ankuar.

Ajo shkroi:

Nëse një nënë me tre fëmijë dhe çanta ka rezervuar 4 vende për një udhëtim të gjatë dhe ti je ulur në vendin e tyre, mos u thuaj që biletat që kanë blerë nuk kanë rëndësi dhe që nuk ke për të lëvizur duke shmangur shikimin në sy. Mos u bëni si këta njerëz."

Në fotot e ndara në rrjetet sociale, tre fëmijët duken të ‘shtrydhur’ në sedilje ndërsa vetë Amanda, që është shtatzënë, qëndroi në këmbë.

Më pas ajo pati mundësi që të fliste me një person nga stafi dhe ai i rregulloi familjes një vend që kishte mbetur i lirë në klasin e parë.

Amanda shton:

I mora çantat tona, u ktheva nga çifti dhe u thashë me një buzëqeshje ‘ t’i gëzoni sediljet!'"

Burimi:LAD BIBLE|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania