Prej shumë kohësh ish-missi Hygerta Sako është shprehur se vijon të jetë beqare dhe të mos ketë asnjë person që të jetë futur në zemrën e saj. Madje, e ftuar disa ditë më parë tek “Rudina”, ajo pranoi se vijonte të ishte single.
Siç u shpreh Sako, kështu do të vijonte edhe për shumë kohë, deri sa të gjente personin e duhur që të hynte në zemrën e saj. Duke qeshur, Hygerta deklaroi se kështu fle rehat dhe nuk ka probleme.
Mirëpo, tërësisht në kontraditë me atë që u shpreh tek Rudina, është treguar ditën e djeshme, ku ka ndryshuar gjendjen e saj në Facebook, duke kaluar në një marrëdhënie, nga single. Ajo nuk ka dhënë asnjë detaj më shumë për personin që i ka rrëmbyer zemrën, por duket se këtë lajm e kanë pritur mirë të gjithë miqtë e saj.
Madje ndër të tjera është vënë re komenti i mbrojtësit të “Bylisit”, Ditmar Bicaj.
Ai shkruan:
Ndoshta së shpejti Hygerta mund të tregojë diçka më tepër për këtë status të ri në jetën e saj, ndaj pritet të shohim se çfarë do të ndodhë në vijim. Moderatorja e njohur prej kohësh është e divorcuar dhe nga martesa që ka pasur ka ardhur në jetë një vajzë e quajtur Ana.