JOQ Albania
Home

Veterani i Microsoft, Javier Soltero, në krye të G Suite.
Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: 22/10/2019 16:17

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Google ka punësuar ish-Cortana dhe Outlook VP të Microsoft, Javier Soltero, për të ngritur produktin dhe paketën e bashkëpunimit, G Suite – e cila përfshin mjete të konsumatorit dhe të biznesit si Gmail, Hangouts, Drive, Google Docs dhe Sheets.

 Ai e publikoi ne tweeter lajmin dje, duke shkruar: "Mundësia për të punuar me këtë ekip në produkte që kanë një ndikim kaq të thellë në jetën e njerëzve në të gjithë botën është një privilegj i vërtetë dhe i rrallë."

Soltero iu bashkua Microsoft pesë vjet më parë, pasi kompania nxori 200 milion dollarë për të marrë aplikacionin e tij për celular, Acompli – duke qëndruar deri në fund të vitit të kaluar. Profili i tij LinkedIn tani e rendit atë si nënkryetar i G Suite, duke filluar nga tetori 2019.