Pamje të trishta nga Korça, i moshuari ‘kërruset’ për domatet e hedhura poshtë makinës

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 22.10.2019, 15:23

Pas shumë të rinjve të larguar për shkak të mungesës së shpresës në Shqipëri, të vetmit që shohim më shpesh rrugëve të vendit tonë janë të moshuarit. Të kapur prej krahu me njëri-tjetrin dhe të mbledhur bashkë duke kuvenduar për historitë e tyre ata shfaqin panoramën më të mirë të Shqipërisë aktuale.

Megjithatë duhet përmendur që edhe ata jetojnë në kushte shumë të vështira. Pensionet e ulëta dhe emigrimi i fëmijëve duke i ‘braktisur’ ata në hallin e tyre janë një plagë që vetëm ata e dinë sa dhemb.

Përveçse të harruar prej hallit të fëmijëve, të moshuarit neglizhohen edhe nga shteti. Prej kohësh ata nuk shohin një rritje pensioni apo dhe shërbime që i përkasin moshës së tyre.

Të ndodhur mes këtyre problemesh, nevoja i shtyn të gjejnë mënyra të tjera për mbijetesë. Një foto e trishtë ka mbërritur në redaksinë e JOQ ALBANIA, mesazhi i të cilës të prek drejt e në zemër. Një i moshuar, shihet teksa ul shpinën e tij të mplakur për të marrë disa domate të hedhura poshtë makinës. Domatet nuk janë fort të mira dhe shihet teksa i moshuari zgjedh disa perj tyre të cilat i kanë mbijetuar kalbjes.

Krahas sëmundjeve që i kanosen prej moshës së thyer, i moshuari do të përballet edhe me bakteret të cilat i merr për shkak të mungesës së të hollave. Fotoja është bërë në tregun e shumicës në Korçë, dhe na tregon situatën aktuale të gjendjes ekonomike të të moshuarve në veçanti dhe gjithë shqiptarëve në tërësi.

Qytetari i cili ka dërguar foton shkruan:

Nga tregu i shumicës në Korçë, pensionista që marrin plehra."

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit