JOQ Albania
Home

Jashtë po kalonte një tornado me erëra që shkonin 225 km/h, nëna lind fëmijën në ‘banjon’ e spitalit
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 22/10/2019 14:11

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një foshnje ka ardhur në jetë ndërkohë që natyra jashtë ishte "ishte çmendur".

Në momentin që nënës së saj i nisën dhimbjet e lindjes, në Dallas, Teksas po kalonte një tornado me erëra që shkonin deri në 225 km/h.

Kështu, vajza e vogël u lind në dhomën e larjes së rrobave në një qendër lindjesh. Kjo pasi besohej se ishte vendi më i sigurt në ndërtesë. Kështu Mech e lindi foshnjën në dritën e qiririt ndërsa jashtë ‘ulërinte’ era.

Ajo kishte arritur në qendrën e lindjes disa orë para se në 5 të pasdites t’i nisnin kontraktimet.

Pronarja e qendrës u shpreh:

Ajo sapo kishte nisur të shtynte kur iku energjia elektrike dhe filluan të dëgjoheshin sirenat. Kështu na u desh të futeshim në dhomën e larjes."

Dhoma ku ndodhen lavatriçet ishte më e sigurta pasi nuk kishte asnjë dritare dhe ndodhej në qendër të ndërtesës.

Shumë njerëz nisën të sygjeronin se vajzës duhej t’i vinin ndonjë emër që ka lidhje me motin si Stuhi (Stormy) ose Shiu i Vjeshtës (Autumn Rain).

Burimi:LAD BIBLE|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania