JOQ Albania
Home

Vogëlushi 15 muajsh trembet nga protestuesit, ata i rrethojnë makinën dhe nisin të këndojnë
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 22/10/2019 12:19

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Pas shumë ditësh protesta intensive në Liban, ku populli është ngritur kundër qeverisë aktuale për shkak të gjendjes së mjeruar ekonomike, videoja e një fëmije të vogël, i cili është trembur nga protestuesit, po bën xhiron e rrjetit.

Mamaja e të voglit, Eliane Jabbour, ishte duke ecur me makinë në distriktin Baabda, në jug të Bejrutit, kur një turmë protestuesish i rrethuan makinën. I vogli Robin, i cili është vetëm 15 muajsh, ishte në makinë me të. Ai nisi të frikësohej.

Nëna tregon për CNN se kishte folur me protestuesit dhe teksa u ka kërkuar të mos bërtasin, u ka treguar atyre se ka një fëmijë të vogël. Pas këtij momenti, protestuesit nisën të këndonin “Baby Shark”, për të gëzuar vogëlushin.

Gruaja thotë se çdo gjë ishte spontane. Ajo tregon:

Atij i pëlqen kjo këngë. E dëgjon shumë herë në shtëpi dhe qesh”.

Videoja u shpërnda shumë herë në rrjet dhe kaloi edhe kufijtë e Libanit, sikurse protesta e drejtë e këtij populli për ndryshim qeverie dhe kushte më të mira ekonomike.

***

Burim: CNN|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania