JOQ Albania
Home

Ish-deputeti e thotë troç: Në parlament shkonim për gallatë
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 22/10/2019 10:57

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Që Parlamenti i Shqiërisë është kthyer në një lloj “rrumpalle” dhe që dita e enjte është më shumë një ditë gallate sesa një ditë pune për deputetët, këtë e kemi vënë re. Por i pari dhe i vetmi ish-deputet që e ka pranuar hapur e me gojën e tij këtë gjë, është i ashtuquajtur “deputeti kaubojs”, Eduard Ndocaj.

Ky i fundit e ka thënë troç se në parlament shkonte për gallatë. Në “Dance With Me” Ndocaj ka treguar se ka pasur emocione vetëm një herë në parlament. Bëhet fjalë për të enjten e parë kur i është dashur të prezantojë veten.

Teksa Alketa e pyeti se cila sallë është më interesante, salla e Parlamentit të Shqipërisë, apo salla e vallëzimit të DWM, ai patjetër që zgjodhi këtë të dytën.

Ish-deputeti u shpreh:

 Absolutisht këtu është emocionante. Me të thënë të drejtën vetëm të enjten e parë kam ndjerë emocion aty, pastaj shkonim për gallatë.