Arbana i përvishet mirë Luarasit: “Mikesha jonë” na tregoi se edhe pse ngelës mund t’ia dalësh

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 22.10.2019, 07:57

Kohët e fundit, moderatorja Arbana Osmani ka vendosur t'u përgjigjet pyetjeve të ndjekësve dhe dashamirësve të saj përmes Instagramit. Ajo është duke u pregatiur të nxjerrë në treg librin e saj të dytë me receta gatimi, ndërsa prej disa ditësh është bërë pjesë e diskutimeve të shumta, në lidhje me një deklaratëIris Luarasit.

E ftuar në “E Diell”, Irisi tregoi se si zyshë në universitetin e Histori-Filologjisë, në degën “Gazetari”, ka ngelur disa persona mjaft të njohur në vend, të cilët kanë karriera të suksesshme dhe sot e kësaj dite. Irisi nuk nguroi të ruante privatësinë e këtyre personave, por nxori zbuluar emrat e tyre.

Mes të shumtëve ishte ai i Arbana Osmanit. Teksa një ndjekës e ka pyetur në Instagram se çfarë do të gatuante për Iris Luarasin, Osmani nuk ka nguruar të tregojë arsyen pse pedagogia e kishte ngelur në klasë.

Teksa thotë se zbulimi i emrave të nxënësve që nuk e kanë kaluar lëndën, nuk është një veprim aspak etik, pra kundërshton zgjedhjen e bërë nga Irisi, Arbana tregon:

Në vitin e dytë të fakultetit, frekuentimi i të gjitha leksioneve për mua që punoja në Top Albania Radio ishte i pamundur. Kisha luftuar shumë për atë vend pune dhe në kohën që im atë ishte i papunë dhe ne jetonim në një shtëpi me qira, puna ime ishte shumë e rëndësishme për familjen time. Përveç kësaj isha duke ndjekur pasionin tim, të cilin një pjesë e mirë e padagogëve të mi e kanë mbështetur gjithmonë, me përjashtim të rasteve të rralla siç është rasti i zysh Irisit. Unë e dija që do të më mbeste në klasë ende pa filluar mësimi pasi kisha dëgjuar sa strikte ishte për mungesat, por atë vit zgjedhja ime ishte të ruaja punën. Do kisha dashur shumë të isha në çdo leksion të saj sepse “Gazetari Radio” ishte lënda ime e preferuar (dhe më pas jam vlerësuar me 10), por nuk mundesha sepse emisioni im në radio ishte të mërkurën në orën 12, atëherë kur fillonin leksionet me zysh Irisin. Dhe nuk më vjen keq”.

Më tej ajo shton se ky rast që ka treguar zysha e saj, të cilën e cilëson “mikesha jonë” ironikisht mes thonjëzash, duke të lënë të kuptohet se nuk janë aspak mikesha, tregon se edhe nëse je “ngelës”, mund t'ia dalësh.

Arbana përfundon me këto fjalë:

Një vit më vonë e mora 10 e dy vite më vonë temën e diplomës zgjodha ta punoja prap me zyshën e prap mora 10-të. E vetmja gjë për të cilën më vjen keq është që “mikesha jonë” zgjedh të trajtojë si ngelësa njerëz që e kanë dashur lëndën e saj, ndoshta dhe më shumë se vetë zysha, por për arsye frekuentimi nuk kanë mundur të jenë të pranishëm në çdo leksion. Nga e gjithë kjo përvojë gjithsesi sot kam mësuar një leksion edhe më të rëndësishëm. Nuk të bën as ngelës e as dështak, e as të paaftë nota e një mësueseje. Përkundrazi, edhe pse jam e bindur që zysh Irisi nuk ka patur asnjë qëllim të keq të dëmtojë reputacionin tim apo të kolegëve të mi, iu ka dëshmuar të gjithë të rinjve që na ndjekin që edhe “ngelës” mund t’ja dalësh!”.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit