JOQ Albania
Home

Rrufeja godet pemën dhe e ndan më dysh, e frikshme ajo që ndodh në trungun e saj
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 21/10/2019 23:38

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Rrufeja është një ndër fenomenet natyrore më të frikshme, por dhe më spektakolare.

Pak ditë më parë, kur një mot i pazakontë përfshiu vendin tonë, qytetarë të shumtë dërguan foto ku shiheshin rrufetë teksa dhuronin spektakël në qiell.

Të shumtë janë ata që tmerrohen nga këto shkarkesa atmosferike, të cilat jo në pak raste kanë marrë jetë njerëzish, që janë goditur prej tyre.

Së fundmi një video, që tregon se çfarë ka ndodhur me një pemë pasi është goditur nga rrufeja, është bërë virale në rrjet.

Siç shihet dhe në videon e shpërndarë në Facebook nga faqja e njohur britanike "LADbible", shkarkesa atmosferike e ka ndarë më dysh pemën dhe ka shkaktuar ndezjen e një zjarri në brendësi të trungut të saj.

Videoja është filmuar në një pyll në Londër, pak çaste pasi rrufeja ka goditur pemën.

Për më tepër shihni videon e mëposhtme: