JOQ Albania
Home

Shoqërohet në polici djali i ish-ministrit, dyshohet se sulmoi me armë kryetarin e KB të Durrësit
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 21/10/2019 23:20

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Policia e Durrësit ka ndaluar dhe shoqëruar në komisariat djalin e ish-ministrit Lefter Koka.

Sipas "dosja.al", Arbi Koka akuzohet se është autori i sulmit me armë që u bë disa ditë më parë ndaj kryetarit të Këshillit Bashkiak të qytetit bregdetar, Ani Dyrmishit.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 15 tetorit, ku policia raportoi se ishte qëlluar me armë drejt një automjeti të parkuar në lagjen nr.4 të Durrësit.

Hetimet zbuluan se makina tip "Volkswagen", ishte në emër të 29-vjeçarit me iniciale I.B., por përdorej nga Dyrmishi.

Mësohet se 29-vjeçari është shoferi i Drejtorit të Hekurudhave.

Në një reagim për ngjarjen, Dyrmishi pranoi që makina e tij është qëlluar, por mohoi që sulmi të ketë lidhje me personin e tij. Ai u shpreh se nuk ka pasur asnjë konflikt personal dhe as për shkak të detyrës, dhe se lëvizi i lirë dhe i qetë në qytetin bregdetar.

Ai tha:

Nuk ishte atentat ndaj meje, unë nuk kam konflikte me askënd. Makina përdoret nga shoferi im dhe shumë rrallë prej meje.”