JOQ Albania
Home

“Duan para që t’na i japin”, teologu ‘kryqëzon’ zv/ministren: Alvini mund të vritet bashkë me shqiptarët e tjerë atje, si do reagonit?
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 21/10/2019 22:57

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

"Kam komunikuar me afërmit, babin e djalit dhe ja kam sqaruar që është një çështje që nuk varet nga ne". Kështu deklaroi kryeministri Rama lidhur me rastin e 11-vjeçarit shqiptar, Alvin Berisha, i cili ndodhet i bllokuar në kampet e ISIS në Siri, duke mbrojtur ambasadorit shqiptar në Turqi, i cili bëri një veprim të turpshëm, teksa fillimisht premtoi se do ta kthente vogëlushin pranë familjes, ndërsa më pas i mbylli telefonin gazetarit të emisionit investigativ "Le Iene", që bëri publike historinë e trishtë.

Kthimi e Alvin Berishës pranë familjes së tij, u diskutua mbrëmjen e sotme në emisionin "Open", ku pati përplasje mes teologut, Ermir Gjinishi, dhe zv/ministres së Brendshme, Romina Kuko.

Kuko u shpreh në emision se në Siri janë robër lufte, dhe se njerëzit atje kërkojnë para për t’i liruar shqiptarët.

Ajo tha: 

Ata janë robër lufte, ku e kemi ambasadën e Sirisë ne këtu që të merremi vesh, e? Ne na kërkojnë para atje! Duan para që t’na i japin."

Por një gjë e tillë u përgënjështrua nga teologu Gjinishi dhe vetë gazetari shqiptar i emisionit "Le Iene", Taulant Kopliku, të cilët u shprehën se të ngujuarit në kampet e atjeshme nuk janë robër lufte dhe se nuk kërkon askush para.

Gjinishi iu përgjigj:

Nuk janë robër lufte. Të lutem mos qesh se s’ka nevojë të bëjmë shumë ironi këtu. Nuk të kërkon njeri para pasi njerëzit në atë kamp nuk janë robër lufte. Ata janë një barrë për vendasit dhe duan t’i heqin. Kanë thjesht nevojë për një bashkëpunim me autoritet shqiptare. Mund t’i humbasim. Alvini mund të vritet bashklë me shqiptarët e tjerë në atë vend. Si do të reagonte qeveria shqiptare."