JOQ Albania
Home

Rama e shpërbleu me post drejtori, Laert Vasili shpërthen me tone të larta kundër Macron
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 21/10/2019 22:33

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Pas dështimit për hapjes e negociatave me BE-në, "Rilindja" hoqi përgjegjësinë nga vetja dhe nisi "fushatën virtuale" anti-Macron, e cila fillimisht u pagëzua nga vetë kryeministri Rama në konferencën e 18 qershorit, fajin për ia faturoi "përplasjes mes vendeve të BE-së"  për JO-në e Këshillit Europian ndaj Shqipërisë.

"Rilindasit", duke ndjekur shembullin e të parit të tyre që sulmoi presidentin francez, janë hedhur të gjithë në sulm kundër Macron, jo vetëm në rrjetet sociale, por edhe në studiot televizive apo në daljet e tyre publike.

Së fundmi, aktori Laert Vasili, i cili nuk ka lënë studio pa bërë tifo për "Rilindjen" dhe mbrojtur qeverisjen e kryeministrit Rama, ka sulmuar ashpër presidentin Macron me tone të larta në studion e emisionit "360 Gradë", duke vijuar në linjën e "rilindasve" me aktrimin e tij.

Pasi Rama e shpërbleu për mbështetjen e tij të flaktë ndaj qeverisë, duke e emëruar drejtor të Teatrit "Aleksandër Moisiu" në Durrës, Vasili, më i frymëzuar se kurrë, shfryu gjithë dufin e tij ndaj Macron, duke i cilësuar deklaratat e tij "gënjeshtra të mëdha".

Ai u shpreh:

Kur u ndërrua emërtimi nga gadishulli ilirik në gadishullin ballkanik dhe kujt i shërben kjo albanofobi. Çfarë është kjo albanafobia? Po na vijnë shqiptarët… jo mos e thuaj Shqipëria e madhe. Kush janë këta që hanin londe, në shekullin e pestë dhe të gjashtë kur ne kishim universitete në Apolloni, kur ne nxirrnim perandorë tek Perandoria Romake dhe ajo Bizantine. Çfarë janë këta? Macron- je suis, tu vas bien? Ajo që tha Macron për shqiptarët ishte gënjeshtër e madhe. Pse i vjen turp të flasi për shqiptarët? Dhe përse neve na dënojnë? Kush është arsyeja, ja ku është profesori i nderuar Neritan Ceka që gërmuar në Butrint. Kush janë gurët pellazgjik … Nuk ju pëlqen historia shqiptare? Doni të flasim vetëm për Ramën a do iki apo jo? Jo mor jo, historia e popullit shqiptar duhet treguar që nga antikiteti."