JOQ Albania
Home

“Kjo është një barrë e jona mos e lodhni më veten”, Gjylameti reagon për aksidentin e të vëllait
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 21/10/2019 21:25

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Deputetja Blerina Gjylameti ka reaguar edhe një herë në lidhje me aksidentin e rëndë ku vëllai i saj humbi jetën. Gjylameti thekson se as ajo edhe as ndonjë familjar i saj nuk i kanë bërë askujt presion në lidhje me aksidentin ku humbi jetën vëllai i saj.

Ajo shkruan:

Ndjej obligimin moral dhe qytetar tju informoj se në asnjë moment as nga unë as nga familjarët e mi nuk është bërë asnjë presion ndaj organeve ligjzbatuese as për shoferin e kamionit dhe për asnjë person tjetër. E vetmja gjë që na ka lehtësuar është që në aksident nuk është përfshirë asnjë jetë tjetër.”

Ndër të tjera deputetja ka një apel edhe për mediat.

Ajo shprehet:

Do t’ju lutesha për hir të fëmijëve dhe familjarëve të mi mos të vazhdoni më me aludime se cila ishte arsyeja e atij aksidenti të tmerrshëm.Kjo është një barrë e jona mos e lodhni më veten. Zoti qoftë me ju dhe familjet tuaja!”

Elton Macolli ndërroi jetë në një aksident, që ndodhi dy net më parë në tunelin Elbasan -Tiranë. 37-vjeçari ishte duke udhëtuar me mjetin e tij të modifikuar benzinë-gaz, kur në një moment është përplasur me një kamion.