JOQ Albania
Home

Burrit nga Elbasani i ikën “tepeleku i kokës”, tenton të therë gruan me thikë
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 21/10/2019 21:03

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një burrë ka tentuar t’i marrë jetën bashkëshortes së tij në Elbasan.

Personi në fjalë, identiteti i të cilit ende nuk dihet, ka tentuar të sulmojë gruan e tij me thikë.

Mësohet se ngjarja e cila mund të merrte përmasa tragjike, është parandaluar nga forcat e policisë, të cilët kanë ndërhyrë në kohë duke i shpëtuar jetën gruas.

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur si pasojë e një sherri momental.

Burri është shoqëruar në rajonin e policisë, ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Foto ilustruese