JOQ Albania
Home

E rëndë në Ksamil, familjarët gjejnë të vdekur 29-vjeçarin
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 21/10/2019 20:34

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Ksamil të Sarandës, ku një person është gjetur i pajetë nga familjarët e tij.

Mësohet se bëhet fjalë për 29-vjeçarin, Ervis Oruçi, ndërkohë i riu është gjetur pa shenja jete në banesën ku jetonte.

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërkohë që dyshohet se vdekja e tij ka ardhur si shkak i konsumimit të një sasie medikamentesh.

Ndërkohë viktima rezulton me precedentë të mëparshëm penalë. Ai është arrestuar në vitin 2017 nga Policia, pasi akuzohej për vjedhjen e dy banesave në Sarandë dhe Ksamil.

Gjithashtu Oruçi ishte i divorcuar dhe njihej si përdorues i lëndëve psikoaktive.

Njoftimi i policisë për arrestimin e 30-vjeçarit: 

Në kuadër të operacionit “Wiston” shërbimet policore të Sarandës kanë arrestuar shtetasin Ervis Oruci 27 vjeç, banor i Ksamilit. Ky shtetas akuzohet për vjedhjen dy banesave në Sarande dhe Ksamil tek të cilat ka marrë sende te ndryshme, sende këto ne Ksamil dhe ne Sarandë ku u sekuestruan si prova materiale një biçikletë dhe disa sende të tjera."