JOQ Albania
Home

Aksident i rëndë në Elbasan/ Katër të plagosur, mes tyre edhe fëmijë
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 21/10/2019 20:09

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një tjetër aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme. Në aksin rrugor Papër, në Elbasan dy makina "Opel” dhe “Benz” janë përplasur dhe si pasojë 4 persona janë lënduar.

Dyshohet se të aksidentuarit janë pjesëtarë të së njëjtës familje. Një nga të plagosurit është M.J., drejtues i mjetit, i cilin udhëtonte me bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij.

Policia ka mbërritur menjëherë në vend ngjarje.

Raportohet se të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën ndërkohë që po punohet për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.