JOQ Albania
Home

Zogj të ngordhur që bien nga qielli, qytetarët frikësohen për shëndetin e tyre
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 21/10/2019 20:03

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Që Tirana është një qytet ku niveli i ndotjes është e lartë dhe kjo hap një debat ta madh.Por së fundmi, në kryeqytet është vënë re një fenomen mjaft i çuditshëm.

Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e JOQ Albania se ka më shumë se 1 javë që nëpër rrugët e Tiranës vë re zogj të ngordhur.

Ai shkruan:

Pershendetje JOQ! Doja te ngre nje problematik. Jam nje banore e lagjes nr 6, Kombinat dhe prej nje jave kam vene re rrugeve me dhjetra shpend te ngordhur. Kumbrie dhe zogj ere. Shume prej jush do thone qe ketu po vdesin njerez dhe nuk po i bie mendja kujt, por ky  problem eshte me serioz sec mund te mendohet sepse mund te jemi ne rrezik nga ndonje semundie apo epidemi apo dikush ka hedhur ushqim te helmuar. Nese ndokush di ndonje informacion rreth kesaj ngjarje mund te me ndihmoje.Po ju dergoje disa pamje te trishta te ketyre zogjeve te kapura nga tarraca e pallatit.”

Tashmë qytetarët i trembem faktit se ajri mund të jetë një rrezik për shëndetin e tyre dhe të fëmijëve.