JOQ Albania
Home

Fotografohen kafshët e egra në Parkun Kombëtar të Prespës
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 21/10/2019 19:06

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Flora dhe Fauna pa diskutim që janë një pikë e fortë e Shqipërisë. Jo çdo ditë na rastis që të shohim “banorët e pyjeve”. Bëhet fjalë për kafshët që janë filmuar në Parkun Kombëtar të Prespës

Ky park është vënë nën monitorimin e kamerave për të fiksuar kafshët e ndryshme që jetojnë aty brenda, me një sipërfaqe gjeografike që është mbuluar duke u bazuar në shtigjet më të përshtatshme për kalimin e gjitarëve të mëdhenj.

Mbi 30 lloje gjitarësh u fotografuan, duke përmendur këtu kafshë si ariu i murrmë (Ursus arctos), macja e egër (Felis silvestris), derri i egër (Sus scrofa), kunadhe (Martes foina), dhelpra (Vulpes vulpes), ujku (Canis lupus) etj.