JOQ Albania
Home

Rrjeti “masakron” Suson, ja çfarë po bënte kur Milani pësoi gol në sekondat e fundit
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 21/10/2019 19:05

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Milani vazhdon të vuajë edhe me ardhjen e Piolit si trajner. Mbrëmjen e djeshme, minuta e 92-të e ndeshjes ndaj Leçes, ishte një makth i vërtetë për kuqezinjtë.

Pas një rrëmuje në zonë, lojtarët e Milanit nuk e spastrojnë topin siç duhet dhe kundërshtari shënon golin e barazimit duke e mbyllur ndeshjen në barazim 2-2.

Rrjeti duket se ka gjetur edhe "fajtorin" për këtë gol të pësuar në fund, teksa habi bën sjellja e Susos.

Duket sikur spanjolli nuk interesohet aspak për lojtarin e Lecces dhe vetëm kur sheh se po rrezikohet porta seriozisht, nis të shkojë te ai, por duke mos pasur kohë që ta ndalojë dhe shqetësojë në goditje.

Lojtari i Leçes godet dhe topi përfundon në rrjetë, teksa Suso vetëm sa luan kokën dhe kaq, duke u larguar më pas sikur nuk k a ndodhur asgjë…

Ja pamjet: