JOQ Albania
Home

Apeli i fuqishëm i të riut për shqiptarët: Të mblidhemi bashkë, t’i shporrim këta kriminelë që na qeverisin
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 21/10/2019 19:06

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Situata socialo-ekonomike sa vjen dhe vështirësohet në Shqipëri, duke detyruar mijëra të rinj të braktisin vendin, duke iu drejtuar vendeve perëndimore për një jetë më të mirë, pasi këtu nuk shohin më asnjë shpresë për të ardhmen e tyre.

Teksa boritë dhe trumpetat e propagandës qeveritare, që tentojnë t’u hedhin hi syve të qytetarëve, kanë nisur të shumohen si kërpudhat pas shiut, faktet dhe shifrat provojnë të kundërtën; papunësia po vijon të rritet, gjendja e shqiptarëve po shkon drejt përkeqësimit dhe rinia e ka humbur besimin tek politikanbërësit, që supozohet se duhet të udhëheqin vendin drejt mirëqenies ekonomike dhe sociale.

Përballë kësaj situate të mjerueshme, një i ri shqiptar, ka bërë një apel të fortë drejtuar të gjithë bashkëkombasve të tij.

24-vjeçari bën një panoramë të realitetit të trishtë në Shqipëri, ku thekson se politikanët dhe drejtuesit e korruptuar po i shkelin me këmbë nga ditë në ditë shqiptarët dhe asnjë sektor i jetës, nuk po njeh progres.

Ai bën një thirrje drejtuar gjithë shqiptarëve, ku iu kërkon të zgjohen e të bashkohen të gjithë bashkë dhe t’u tregojnë atyre që na udhëheqin, se jemi një popull fisnik, që nuk pranojmë të shkelemi me këmbë dhe t;’i shporrin  të gjithë ata që i kanë pirë gjakun bashkëatdhetarëve të tij.

Më tej, i riu i revoltuar dhe i indinjuar nga sistemi politik në Shqipëri thekson se nëse shqiptarët do të bashkohen të gjithë bashku ashtu si në protestat e Libisë, do ta marrin vetë në duar fatin e tyre.

Apel i plotë:

Pershendetje JOQ . Un qe po ju shkruaj , jam 24 vjeq , po ju drejtohem pasi jeni faqja qe mblidhni gjith Shqipetaret bashke .
Jemi populli me i vjeter i ballkanit , jemi populli qe sjemi dorezuar kurre neshtrimit qe na kane bere pushtuesit , dhe ja kemi dale te mbrojme gjuhen traditat . Duke filluar me Turqit , pastaj me Italianet , Gjermanet , duke larguar Komunizmin . A paten vlere kto per ne !? Gjithe keto vite , cfare me ben te kuptoj ? Me ben te kuptoj se pas 90 , Gati 30 vite demokraci , jemi popull qe na pelqen te na shkelin me kembe , rriten taksat , rritet varferia , rritet numri emigrimit . Nuk perparon asgje shendetsia , uje , drita , infrastuktura , mireqenia , taksat , korrupsion pa fund . Zhgenjehemi cdo dite nga drejtuesit e korruptuar . Cfare duhet te presim me !? Ka ardh nje kohe ku i drejti shkelet , dhe hajduti e krimineli quhet i afte . Ne si popull pa marre parasysh , anet politike duke i perjashtuar , a duhet te ngrihemi te protestojm per drejtat tona Qe vendi yne te ece para , a kemi gjak kun, a kemi dinjitet kun , a na dhimbsen njerezit tone gjaku jone . Cfare ka Libia me shume se ne , qe proteston per drejtat e tyre , dhe bllokojne komplet vendin me protesta per drejtat e tyre . A ka mundsi si popull te mblidhemi 1 here bashke , duke perjashtuar sindikatat , partite politike , te prostestojm per ne per vendin tone , per te gjitha moshat , per te gjithe kombin . Te luftojm per interesat tona . Pasi jemi 1 vend ku nuk na mungon as turizmi , as bregdeti as mali as fusha , i kemi te gjitha . A ka mundsi te mblidhemi gjith bashke , te tregojm qe sjemi popull qe pranojm te shkelemi me kemb . Ti shporrim keta drejtues kriminela , keta ordinera , hajdute , qeveritar per interesa personale . Ne mundemi , jemi popull fisnik , te protestojm per ne , per vendin tone , per te ardhmen tone . Une jam askushi thjesht shoh situaten ne vendin tone , dhe vetmja menyre shpetimi eshte emigrimi , si shumica dermuese . Po pse te largohemi nga te dashurit tane , nga miqte , nga dashamiret , nga familje , pse te shkoj te flas 1 gjuhe tjeter te jetoj me njerez tjere , ti paguaj taksa 1 vendi tjeter ti sherbej per mire 1 vendi tjeter kur mund ti bej ne vendin tim . Te lutem postojeni , le te ngrihemi protestojm per ne , per te ardhmen tone per jetesen tone , per pasardhesit tane , per te moshuarit , per prinderit , per femijet . Dhe jam i sigurte se ne mundemi . Un jam askushi qe po flas ktu por ne mundemi , ne mundemi ti kthejm shqiperis nje fytyre tjeter ne jemi ata qe kemi ndore fatin e te gjitheve . Zoti i bekofte gjithe shqipetaret , ju lutem ta marrim si insiative pasi cdo dit po zhgenjehemi , Le ti ftojm te gjithe te jemi nje .
Mund ta vendosim vete fatin tone kete here te jet per shqipetaret per ne mos te jet prosteste per parti politike te jete per Shqipetaret , ju lutem posojeni , ju lutem . Respekte.