JOQ Albania
Home

Studiuesi akuza të forta ndaj juristes: 2 kopjime të bëra nga Eni Çobani, në shkrimet e saj shkencore
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 21/10/2019 18:40

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Plagjiatura ka marrë përmasa shqetësuese në Shqipëri. Pak muaj më parë, u denoncuan në media disa raste ku zyrtarë të lartë dhe politikanë të njohur kanë kopjuar shkrimet e tyre nga autorë të huaj, duke i promovuar si materialin e tyre intelektual.

Së fundmi, studiuesi Vladimir Kola, ka denoncuar për plagjaturë juristen e njohur, Eni Çobani.

Përmes një statusi në "Facebook", ai akuzon juristen Çobani se ka bërë dy kopjime nga autorë të tjerë në artikujt e saj shkencorë, të cilat janë përdorur edhe në konferenca shkencore.

Sipas Kolës, kopjimi i parë ka të bëjë me shkrimin me titull "Ndërmjetësimi në sistemin e drejtësisë së republikës së shqipërisë dhe efektshmëria pozitive e tij”, me autore Eni Çobani, i publikuar në nëntor 2017, i cili është kopjuar në masën 80% nga artikulli shkencor me titull “Ndërmjetësimi në sistemin e drejtësisë së Republikës se Kosovës dhe efektshmeria pozitive e tij”, me autor Hajrullah Mustafa, i publikuar në revistën “Opinio Juris”, 2015.

Ndërsa plagjatura e dytë ka të bëjë me shkrimin me titull “Ndërmjetësimi në konfliktet penale në Shqipëri, veçanërisht në veprat penale të të miturve” me autore Eni Çobani dhe Besmira Hysenbelliu, një pjesë e të cilit është kopjuar nga Teza e Doktoraturës me titull “Ndërmjetësimi në veprat penale të të miturve” e mbrojtur nga Besnik Çerekja në vitin 2013, një pjesë tjetër e shkrimit në fjalë është kopjuar nga studimi i organizatës “Save the Children” me titull “Të miturit në kontakt me ligjin dhe efektet e zbatimit të drejtësisë restauruese dhe ndërmjetësimit”, 2015 dhe një pjesë tjetër e shkrimit është kopjuar nga një pjesë tjetër e shkrimit në fjalë është kopjuar nga "relacion për projektligjin "Kodi i drejtësisë për të miturit në Republikën e Shqipërisë”, janar 2017.

Studiuesi ka publikuar edhe fotot krahasuese, ku tregohet kopjimi i teksteve nga juristja.

Statusi i plotë: 

Natyrisht TV Klan më promovoi duke më ftuar në emisionin Opinion dhe pa dyshim unë jam mirënjohës për promovimin, por gjithsesi e konsideroj me vend të vë në dukje 2 kopjime të bëra nga juristja e njohur Eni Çobani, sepse së pari janë fjalime (kumtesa) në konferenca shkencore dhe së dyti janë kopjime me përqindje shumë të lartë (pa përmendur fare burimin origjinal).

Paraprakisht, dua të sqaroj se kopjimet në fjalë i kam zbuluar krejtësisht në mënyrë të rastësishme, duke parë ca dokumente PDF në sitin e Fakultetit të Drejtësisë, UT dhe për kuriozitet kontrollova edhe 2 shkrimet në fjalë.

KOPJIMI I PARË

Zbulimi dhe krahasimi i plagjiaturës së shkrimit me titull “Ndërmjetësimi në sistemin e drejtësisë së republikës së shqipërisë dhe efektshmëria pozitive e tij”, me autore Eni Çobani. Fjalim i mbajtur në konferencën shkencore me titull “DEVELOPMENTS AND NEW APPROACHES IN PUBLIC LAW”, nëntor 2017, Fakulteti i Drejtësisë, UT.

Shkrimi gjendet në internet në këtë adresë (faqet 329-335):

http://fdut.edu.al/…/DEVELOPMENTS-AND-NEW-APPROACHES-IN-PUB…

Rreth 80 % e shkrimit në fjalë është kopjuar nga artikulli shkencor me titull “Ndërmjetësimi në sistemin e drejtësisë së Republikës se Kosovës dhe efektshmeria pozitive e tij”, me autor Hajrullah Mustafa, i publikuar në revistën “Opinio Juris”, 2015.

Burimi origjinal nuk është referuar, cituar apo listuar të literatura e konsultuar.

Artikulli origjinal gjendet në këtë adresë (faqet 85-95):

https://ad.rks-gov.net/Uploa…/Documents/OpinioJuris_Shq_.pdf

Vladimir Kola

Poshtë po vendos krahasimin e teksteve për kopjimin e parë:

KOPJIMI I DYTË

Zbulimi dhe krahasimi i plagjiaturës së shkrimit me titull “Ndërmjetësimi në konfliktet penale në Shqipëri, veçanërisht në veprat penale të të miturve” me autore Eni Çobani dhe Besmira Hysenbelliu. Fjalim i mbajtur në konferencën shkencore me titull “CRIMINAL LAW BETWEEN TRADITION AND CHALLENGES OF ACTUALITY”, dhjetor 2017, Fakulteti i Drejtësisë, UT.

Shkrimi gjendet në internet në këtë adresë (faqet 327-341):

https://fdut.edu.al/…/2019/01/konferenca-PER-SHTYP-FINAL.pdf

Rreth 70 % e shkrimit në fjalë është kopjuar nga 3 shkrimet të tjera.

1.
Një pjesë e shkrimit në fjalë është kopjuar nga Teza e Doktoraturës me titull
“Ndërmjetësimi në veprat penale të të miturve” e mbrojtur nga Besnik Çerekja në vitin 2013.

Burimi origjinal gjendet në këtë adresë:

http://www.doktoratura.unitir.edu.al/…/Besnik-%C3%87erekja.…

Burimi origjinal nuk është referuar, cituar apo listuar të literatura e konsultuar.

2.
Një pjesë tjetër e shkrimit në fjalë është kopjuar nga studimi i organizatës “Save the Children” me titull “Të miturit në kontakt me ligjin dhe efektet e zbatimit të drejtësisë restauruese dhe ndërmjetësimit”, 2015.

Burimi origjinal gjendet në këtë adresë:

http://www.mediationalb.org/pdf/Raporti_i_studimit_-_Al.pdf

Burimi origjinal nuk është referuar, cituar apo listuar të literatura e konsultuar.

3.
Një pjesë tjetër e shkrimit në fjalë është kopjuar nga <>, janar 2017.

Burimi origjinal gjendet në këtë adresë:

https://www.academia.edu/…/RELACION_KIODI_I_DREJTESISE_PER_…

Burimi origjinal nuk është referuar, cituar apo listuar të literatura e konsultuar.

Vladimir Kola

Poshtë po vendos krahasimin e teksteve edhe për kopjimin e dytë: