JOQ Albania
Home

Dalin pamjet/ Ishin kthyer në tmerrin e futbollistëve, shkatërrohet banda e “skifterëve” shqiptarë në Spanjë
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 21/10/2019 17:47

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Autoritetet spanjolle në bashkëpunim me Agjencinë Policore të BE-së, Europol, kanë shkatërruar një bandë kriminale shqiptarësh, të cilët akuzohen për vjedhjen e banesave të disa futbollistëve të njohur të Real Madrid dhe Atletico Madrid.

Grupi i "skifterëve" përbëhej nga katër shqiptarë dhe një shtetas spanjoll. Ata u arrestuan si rezultat i një serie bastisjesh të koordinuara në Madrid dhe Toledo, në 16 tetor.

Ditën e sotme janë publikuar në faqen zyrtare të Europol në "Facebook" pamje nga operacioni i koduar "OP HABITAT RINIA" ku u arrestuan shqiptarët dhe spanjolli.

"Koka" e grupit ishte një shqiptar, i njohur për policinë spanjolle, pasi kishte kryer edhe grabitje të tjera.

Dyshohet se banda në fjalë ka kryer të paktën 14 vjedhje në disa qytetete të Spanjës, përfshirë edhe automjete luksoze.

Të arrestuarit do të përballen me akuza për vepra penale të tilla si përfshirje në krim të organizuar, vjedhje të banesave të banura, posedim të mallvrave të vjedhura, vjedhje automjetesh etj.

Sipas Europol, është shpallur në kërkim edhe një tjetër shtetas shqiptar, i cili akuzohet për grabitje.

Për t’u mos identifikuar nga policia dhe për të humbur gjurmët, anëtarët e bandës ndërronin shpesh numrat e tyre të telefonave.

Lidhur me grabitjen e banesave të futbollistëve, mendohet se banda monitoronte aktivitetet e lojtarëve përmes llogarive të tyre në rrjetet sociale dhe grabisnin banesat e tyre në momentin kur ata ishin në fushën e blertë duke luajtur për skuadrat e tyre përkatëse. . Në disa raste, brenda shtëpive kishte anëtarë të familjes kurgrupi kriminal kryente grabitjet, ashtu si në rastin e banesës së futbollistit të Atletico Madrid, Alvaro Morata.

Autoritetet spanjolle sekuestruan stoli, makina luksoze dhe mijëra euro në para cash, të cilat besohet se u takojnë lojtarëve dhe familjeve të tyre.  Ndër të tjera, grabitësit kishin vjedhur edhe një medalje të Champions League nga shtëpia e futbollistit të Atletico Madrid.

Burimi: Europol|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania