JOQ Albania
Home

Presidenti i UEFA-s konfirmon pjesëmarrjen e tij në ndeshjen Shqipëri-Francë
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 21/10/2019 17:08

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Më 17 nëntor, kombëtarja shqiptare do të luajë për herë të parë në stadiumin e ri, "Arena Kombëtare", ku do të presë Francën, ndeshje e vlefshme për eleminatoret e Europianit "Euro 2020".

I pranishëm në shkallët e stadiumit të ri do të jetë i pranishëm edhe presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin.

Ka qenë pikërisht ky i fundit që ka konfirmuar gjithçka për prezencën e tij në këtë takim, shkruan "Supersport.al".

Kuqezinjtë për këtë ndeshje të fundit të fazës së grupeve nuk kanë një objektiv sportiv për të pretenduar kualifikimin.

Megjithatë, ata do të kenë motivimin maksimal për të vazhduar paraqitjen e mirë që ka filluar me ardhjen e Edi Rejas në pankinë.

Biletat e ndeshjes inaguruese të “Arenës Kombëtare” Shqipëri-Francë do të dalin në shitje nga dita e nesërme dhe çmimi mesatar do jetë mesatarisht 22 mijë lek të vjetra.

Sigurisht deri diku i ekzagjeruar, por pak rëndësi ka, pasi siç e tha edhe zyrtari i FSHF-së, Arben Dervishaj…"futbolli nuk është për hallexhinjtë"./JOQ Albania