JOQ Albania
Home

Sulmuesi i Liverpoolit lë nam, bëhet “gaz i botës” me gafën ndaj Manchester United
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 21/10/2019 16:52

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një episod totalisht i pazakontë ka ndodhur në ndeshjen e djeshme mes Manchester United dhe Liverpollit të përfunduar në barazim 1-1.

Pasi sulmuesi i "Djajve", Rashford, dërgoi në rrjetë një top të marrë nga Xhejms, erdhi një protestë e fuqishme nga lojtarët e Liverpoolit.

Ata pretendonin se vendasit kishin shkaktuar goditje dënimi ndaj Origit në mesfushë, para se të niste aksioni.

Origi pretendonte se mori një goditje nga mbrojtësi Lindelof, por harroi një detaj të rëndësishëm. Siç shihet nga pamjet, sulmuesi belg duket se është goditur në këmbën e tij të majtë.

Por, gjatë kohës kur ai qëndronte i shtrirë në tokë, nuk e kuptoi ekzaktësisht se tek cila këmbë kishte marrë goditjen, dhe mbante me dorë këmbën e gabuar.