JOQ Albania
Home

Vrasja e Kacifas, ekstremistë grekë priten të zbarkojnë në Shqipëri
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 21/10/2019 16:47

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Vrasja e Kostandin Kacifas në 26 tetor vitin e shkuar nga RENEA, pasi ekstremisti grek qëlloi me armë drejt tyre, duket se nuk po kalon kaq lehtë tek grekët.

Lidhur me këtë ngjarje të ndodhur në Bularat, pritet që nacionalistët grekë të zbarkojnë në Shqipëri. Ekstremistët grekë kanë kërcënuar se do të marrin hak për vrasjen e Kostandin Kacifas.

Në një mesazh të dërguar në 27.al faqja “Lajme Patriotike Shqiptare” ka bërë të ditur lajmin duke kërkuar gatishmëri nga ana policisë në datë 26 tetor.

Ata kanë bërë thirrje gjithashtu për të protestuar dhe bllokuar kufirin në Kapshticë.

Ata kanë njoftuar:

Zyrtare në 26 tetor në Shqipëri do vijnë ekstremistë grekë. Ju ftojmë e ju njoftojmë që kush dëshiron në këtë ditë ne bëjmë një protestë të bllokojmë kufirin në Kapshticë. Kush dëshiron të bashkohet me ne në datën 26 tetor do zhvillojmë protestë ftojmë çdo patriot”

Nuk është hera e parë që ekstremistë grekë kryejnë veprime për të përkujtuar Kostandin Kacifasin. Kujtojmë se vetëm disa ditë më parë u procedua një person i cili po ndërtonte një memorial në nder të Kacifasit.