Dëshmitë e rënda nga aksidenti i djeshëm: Makina i shkëputi gjymtyrët drejtuesit të motoçikletës

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 21.10.2019, 18:51

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tiranë. Një automjet përplasi një motoçikletë në rreth-rrotullimin e një qendre tregtare, në Farkë dhe për pasojë drejtuesi i motoçikletës gjeti vdekjen.

Si pasojë e përplasjes, ndërroi jetë në spital drejtuesi i motorit, shtetasi L.M., 46-vjeç, ndërsa drejtuesi i automjetit, shtetasi me iniciale E.Ç., u shoqërua në komisariat.

Rrethanat e këtij aksidenti mbetën të paqarta, teksa një mesazh rrëqethës ka qarkulluar, dëshmitarë nga vendngjarja kanë parë skenën e rëndë.

Një dëshmitar nga vendngjarja shkruan:

Psh joq, dje ne mbremje ndodhi nje aksident i frikshem ne farke ne unazen e madhe. Ne asnje media nuk u raportua per kete aksident ose mbahet i fshehur nga policia. Nje automjet perplasi nje motorrciklete duke i shkeputur dhe gjymtyret drejtuesit te motorrcikletes. Faji eshte i shoferit te automjetit qe leviste me shpejtsi shume te larte dhe qe vinte nga krahu i kundert ku levizte dhe se nje krahe i ketij segmenti eshte i mbyllur dhe levizja e mjeteve behej po ne nje segment. Na shqetson shume kjo se si nje segment kaq i rendesishem si unaza e madhe te hapej jo plotesisht dhe qe nuk eshte i perfunduar nese vazhdon keshtu mund te ndodhin dhe aksidente te tjera me pasoje vdekje.”

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit