JOQ Albania
Home

Buffon e De Rossi me Italinë Europian? Mançini i habit të gjithë me përgjigjen e tij
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 21/10/2019 16:28

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një ide e çmendur është hedhur së fundmi nga presidenti i Federatës italiane të futbollin, Gravina, e cila ka ngjallur goxha debat.

Ai ka propozuar që në Europianin e vitit 2020 me Italinë, të merrnin pjesë edhe Buffon, apo De Rossi.

Mirëpo, këtë e ka në dorë tekniku Roberto Mançini, i cili e ka dribluar këtë pyetje duke thënë se nuk do t’i grumbullojë për në Euro 2020, por për në Botëror.

Ai me shaka tha:

De Rossi dhe Buffon në Europian? Ishte një ide e presidentit, i cili ra dakord me mua se janë të vetmit veteranë të mbetur nga Kupa e Botës në 2006 që ende luajnë. Por me ne në Europian? Jo, mendoj më mirë për në Kupën e Botës”.