JOQ Albania
Home

Koncesioneve nuk i shpëtojnë dot as bukuritë natyrore, radhën e ka Kepi Rodonit
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 21/10/2019 16:05

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Përveç rrugëve dhe ndërtesave publike qeveria e Ramës ka vendosur të japë me koncesion edhe bukuritë natyrore. Tashmë i ka ardhur radha Kepit të Rodonit, një bukuri jo vetëm natyrore por edhe historike e cila vizitohet nga mijëra turiste.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka shpallur fitues të koncesionit bashkimin e përkohshëm të kompanive “Praslin Investment” dhe “R&T” me aksionerë shtetasin Roland Ziu dhe Renis Tershana.

Në fakt në ofertën e kërkuar të ndërtimit të Marina Rodon rezulton të mos ketë pasur konkurrentë të tjerë dhe si rrjedhojë asnjë ankesë.

Kohëzgjatja e kontratës nuk do të jetë pak, por plot 35 vite, ndërkohë sipas të dhënave zyrtare vlera e investimit shkon në rreth 883 883 milionë Lekë, pa TVSH.

Në shpalljen e fituesit kërkohet që brenda 60 ditësh të negociohet kontrata si dhe të paraqitet dokumentet përfshirë dhe Sigurimin e Kontratës sipas formës së kërkuar në Dokumentet e Procedurës Konkurruese, në vlerën e 10% të Investimit (pa TVSH) si dhe të tarifës së garancisë për të vazhduar me procedurat

Prej kohësh qeverisë shqiptare i është tërhequr vëmendja për të ndaluar dhënien e koncesioneve me PPP, por askush nuk ka mundur ta ndalë atë nga bashkëpunimi me privatët që në shumicën e rasteve shpenzojnë më pak seç kanë marrë.

Për të ndalur koncesionet, të cilave u është bërë jehonë se rrezikojnë buxhetin si një borxh i fshehur, u kërkua dhe një ndryshim në ligj mbi projektet e pakërkuara duke nisur nga 1 korriku.

Por pasi në Parlament ky afat u shty, ishte presidenti që kërkoi respektimin e afatit të propozuar më parë.

Edhe këto rekomandime nuk u zbatuan, duke lënë si afat përfundimtar 1 tetorin.