JOQ Albania
Home

Lojtari i Liverpoolit tallet keq me tifozët e United pas golit të shënuar
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 21/10/2019 15:06

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Manchester United dhe Liverpooli barazuan ditën e djeshme 1-1, në ndeshjen e zhvilluar në “Old Trafford”, teksa të dyja ekipet ndanë nga një pikë.

Rashford dhe Lalana ishin autorët e golave në këtë përballje.

Vlen të theksohet se gjatë gjithë ndeshjes, tifozët e Manchesterit u munduan të prishin moralin e kundërshtarit, teksa fishkëllenin në drejtim të tyre, gjithmonë kur ata kishin topin.

Megjithatë për tu hakmarrë ndaj tifozëve mendoi pikërisht lojtari i Liverpoolit, Aleks Oksleid Çamberlein.

Pasi përfundoi ndeshja, futbollisti anglez shkoi te tifozët e United dhe me ironi iu zgjati atyre dorën. Sigurisht që tifozët refuzuan t’ia jepnin dorën lojtarit, por video e tij po bën xhiron e rrjetit.